5.4 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Sokol Haliti edhe një mandat në Viti, me përkrahjen e fuqishme të diasporës

- Advertisement -

Vitia siguron mandatin e radhës me Sokol Halitin falë mbështetjes së fuqishme nga diaspora.

Rezultati i balotazhit konfirmoi edhe një herë rolin kyç që diaspora e Vitisë ka në proceset zgjedhore. Përkundër garës së ngushtë mes LDK-së dhe VV-së, votat nga jashtë vendit qenë vendimtare për vazhdimin e mandatit të katërt të kryetarit Haliti.

Kontributi i madh i asambleistit Sokol Shaqiri në mobilizimin e diasporës rezultoi vendimtar, duke sjellë mbështetjen që i dha fitoren LDK-së në balotazh.

Falë këtij angazhimi të drejtpërdrejtë, LDK-ja arriti të ruajë avantazhin dhe t’i sigurojë Vitisë edhe një mandat nën udhëheqjen e Sokol Halitit.

Të ngjashme

Të fundit