9.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Sogojeva: Me tre fishekë e një pistoletë jam bërë ushtar i UÇK-së

- Advertisement -

Hysen Sogojeva, mësimdhënës, ka folur për kohën kur ka braktisur punën si mësues, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sogojeva, i ftuar në “Info Magazine”, theksoi se kur ishte bërë ushtar i UÇK-së, kishte vetëm një pistoletë me tre fishekë.

“Momenti kur unë jam zgjedhur në shtab, nuk kam mundur të vazhdoj pjesën e shkollimit, më thanë ‘prof na duhesh për moral’. Me tre fishekë dhe me një pistoletë, për të cilën tetë herë më kanë marrë në pyetje, jam bërë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe prej asaj dite 18 muaj këmba ime nuk ka shkelur në asfalt”, është shprehur Sogojeva.

Sogojave u shpreh se ka qenë e vështirë për të në momentin kur ka vendosur për t’iu bashkuar UÇK-së.

“Ka qenë e vështirë deri në momentin kur kam vendosur, nuk ka qenë e lehtë. Kam vetëm një djalë, e kam lënë vetëm me gruan në Dardani, por ka qenë entuziazmi dhe vullneti për diçka shumë të madhe. Për me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka diplomë, nuk ka diçka ma të rëndësishme sesa me qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ai.

“Ka pasur edhe momente të vështira gjatë kohës së luftës, kur të vritet bashkëluftëtari, është shumë e vështirë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit