Kandidati i PDK-së për deputet, Adnan Sogojeva, ka theksuar se përkushtimi ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të dëshmorëve duhet të jetë i vazhdueshëm, i sinqertë dhe pa kompromis.
Sogojeva ka deklaruar se respekti për kontributin e tyre nuk përbën vetëm një detyrim moral, por një përgjegjësi kombëtare që duhet të udhëheqë çdo vendimmarrje institucionale. Sipas tij, vlerat e luftës çlirimtare duhet të mbrohen dhe të respektohen pa lëshime, duke qëndruar gjithmonë në anën e së vërtetës.
“Bashkë për vlerat e luftës çlirimtare. Pa kompromis për të vërtetën. Bashkë. Përpara.”, ka përfunduar Sogojeva, duke shprehur mbështetjen për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
Postimi i plotë:
Angazhimi ynë ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet të jetë i vazhdueshëm, i sinqertë dhe pa kompromis. Respekti për kontributin e tyre nuk është vetëm detyrim moral, por përgjegjësi kombëtare.
Bashkë për vlerat e luftës çlirimtare.
Pa kompromis për të vërtetën.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1✅
#AdnanSogojeva95✅






