0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Sofia Vergara në prag të ditëlindjes së saj të 50-të

- Advertisement -

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara do të mbushë 50 vjeç të dielën. E lindur në vitin 1972, në Kolumbi, Vergara u zbulua nga një fotograf teksa ecte përgjatë një plazhi. Bukuria e saj ende nuk është venitur pavarësisht moshës duke qenë si gjithmonë në një formë perfekte fizike.

Ajo bëri paraqitjen e saj të parë televizve në një reklamë për Pepsi kur ishte 17 vjeç, përpara se të fitonte më shumë  famë ndërsa bashkë-prezantonte dy shfaqje televizive për rrjetin televiziv në gjuhën spanjolle, “Univision”, në fund të viteve 1990.

Megjithatë, ajo njihet më shumë për rolin e saj në serinë televizive “Modern Family”, e cila zgjati nga viti 2009 deri në vitin 2020, që shfaqi momentet më të mira dhe të këqija të tre familjeve moderne kaliforniane.

Me pamjen e saj të mrekullueshme, Vergara ka qenë gjithashtu imazhi i markave të mëdha si “Cover Girl” dhe “Head & Shoulders”.

Në vitin 2014, Vergara u kurorëzua si aktorja më e paguar në një televizion amerikan, me fitime  që shkojnë në 37 milionë Dollarë.

Aktorja nga Amerika e Jugut është e martuar me Joe Manganiello, por ka një djalë në moshën 30 vjeç, me ish-bashkëshortin dhe biznesmenin amerikan me origjinë kolumbiane, Joe Gonzalez.

Vergara është aktualisht duke filmuar për serialin “Griselda” në Netflix e cila flet për jetën e Griselda Blanco, një nënë e përkushtuar që krijoi një nga kartelet e drogës më fitimprurëse në histori.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit