15.7 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Sofia Vergara ka një kusht për partnerin e ardhshëm: “Dua dikë që ka…”

- Advertisement -

Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga një partner i ardhshëm, duke theksuar se stabiliteti financiar është ndër kriteret më të rëndësishme për të.

Gjatë një interviste në emisionin “Today with Jenna & Friends”, ylli i “Modern Family” u shpreh pa dorashka:

Dua dikë që ka po aq para sa unë, ose më shumë. Përndryshe është një makth.

Përveç aspektit financiar, 52-vjeçarja tha se preferon një mashkull të gjatë, tërheqës, të shëndetshëm dhe që di të sjellë argëtim në një marrëdhënie.

Vergara u nda nga bashkëshorti i saj, aktori Joe Manganiello, në vitin 2023.

Ajo ka pohuar se një nga arsyet kryesore të ndarjes ishte mospërputhja në dëshirën për të pasur fëmijë, pasi ajo, që ka një djalë 33-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, nuk dëshironte të bëhej nënë sërish në këtë moshë.

Ndërkohë, Manganiello ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se ndarja ndodhi thjesht sepse “rrugët e tyre u ndanë”.

Të ngjashme

Të fundit