![Sociedadi fiton dhe zbret Interin nga lideri në Grupin D Sociedadi fiton dhe zbret Interin nga lideri në Grupin D](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/F9O2hoiaIAAV0JS-1024x575-1.jpeg)
Real Sociedadi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim te skuadra e Benficas. Ekipi spanjoll, të martën mbrëma fitoi me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit D. Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi mesfushori Brais Mendez.
Mendez realizoi në minutën e 63-të për t’ia siguruar fitoren e dytë Sociedadit në Champions. Me këtë triumf, Sociedadi ka tubuar 7 pikë, sa i ka edhe Interi, ndërsa Benfica mbetet e fundit në tabelë pa pikë