Vazhdojnë vizitat në Manastirin e Deçanit nga diplomatë të shteteve të QUINT-it, teksa vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk ka gjetur zbatim.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, ka vizituar përsëri manastirin në Deçan dhe edhe kësaj radhe ka pasur mysafirë të tjerë me vete. Ai kësaj radhe ishte në shoqëri të ambasadorit gjerman në Serbi, Thomas Shielb dhe ambasadorit të Belgjikës në Serbi, Koenraad Adam.
“Abati ynë At Sava priti sot në Manastirin e Deçanit ambasadorët gjermanë në Beograd dhe Prishtinë (SH.T. Thomas Shieb dhe SH.T. Joern Rohde) si dhe ambasadorin belg në Beograd SH.T. Koenraad Adam. Ambasadorët vizituan kishën dhe patën një bisedë me abatin tonë”, shkruan në një njoftim të Manastirit të Deçanit në Twitter.