6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Snapchat lanson një robot komunikimi me inteligjencë artificiale

- Advertisement -

Snapchat bëhet kompania më e fundit e cila hyn në botën e inteligjencës artificiale duke prezantuar My AI, një robot komunikimi që përdor teknologjinë më të fundit GPT të OpenAI.

My AI është i disponueshëm nga ky moment si një funksionalitet eksperimental për Snapchat+, shërbimi me pagesë prej 3.99 dollarësh i rrjetit social.

Roboti i ri do të vendoset në krye të tabit Chat. My AI mund të bëjë gjëra si tu përgjigjet pyetjeve apo të shkruajë një haiku. My AI është trajnuar që të ketë një zë unik dhe personalitet i cili krijon miqësi dhe është argëtues.

“My AI mund të rekomandojë ide dhuratash për datëlindje, një plan hiking gjatë fundjavës, të sugjerojë një recetë për darkë apo të shkruajë një haiku,” tha kompania përmes një postimi në blog.

Snapchat theksoi se njësoj si të gjithë robotët e komunikimit me AI, edhe ky i fundit mund të thotë gjërat që nuk duhet.

Kompania në një farë mënyre po paralajmëron përdoruesit në lidhje me telashet në të cilat përfundojë Microsoft Bing që u përditësuar me modelin GPT-4 të OpenAI. Një javë pas debutimit të këtij të fundit, njerëzit filluan të postojnë përgjigje të çuditshme dhe deri diku fyese.

Microsoft pranoi se Bing Chat mund të provokohej të thotë gjërash jashtë “tonit të dizajnuar.” Kështu Snapchat po u del punëve para nëse përdoruesit përballen me probleme të ngjashme.

Snapchat tha se bisedat me My AI do të ruhen dhe të rivlerësohen për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit