16 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Snajperistët ukrainas eliminojnë 22 ushtarë rusë brenda një nate, u qëlluan nga 700 metra lartësi

- Advertisement -

Një grup i snajperistëve ukrainas kanë arritur që brenda një nate të eliminojnë 22 ushtarë rusë, derisa po mbronin pozicionet e tyre në rajonin e Donetskut.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin sesi ushtarët ukrainas përdorën optika me imazhe termale, për të lokalizuar dhe neutralizuar ushtarët rusë në një zonë malore,

Nxehtësia e trupi i ndihmon optikes me imazhe termale të lokalizojë trupat armike dhe sapo të konfirmohet që janë vërtetë ata, snajperisti shtie mbi ta.

E duke marrë parasysh se në Ukrainë temperaturat kanë rëndë dukshëm në dimrin e ashpër, me këto pushkë me imazhe termale e kanë më të lehtë të gjejnë dhe eliminojnë rusët.

Sipas ushtrisë ukrainase, ata janë vrarë nga një distancë prej 700 metrash, dhe pushkët që i kanë përdorur në këtë aksion ishin prodhim gjerman Haenel HLR 338, që i janë dorëzuar Ukrainës në dhjetor.

Të ngjashme

Të fundit