Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndarë një pjesë të përgjigjes që deputeti i saj, Antoni Quni, ia dha deputetes nga Guxo, Donika Gërvalla.
“S’mund t’ia besosh një post të rëndësishëm një ushtari që ka dezertuar një ditë më parë”, ishte fragmenti që i bëri jehonë LDK-ja.
Quni më herët iu përgjigj Gërvallës, e cila e akuzoi atë dhe disa bashkëpartiakë të Qunit se u bënë bashkë me Listën Srpska dhe nuk ia dhanë votat asaj për t’u bërë kryeparlamentare.
