Disa burra që punojnë në zyra në Tokio e kanë provuar dhimbjen menstruale në mënyrë artificiale për t’i kuptuar më mirë koleget e tyre para Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi
Punëtorët e grupit “EXEO” u rrodhën nga dhimbja të enjten, përderisa një pajisje elektrike u dërgonte sinjale në bark, duke nxitur një ndjenjë ngërçi, raporton agjencia “Reuters”.
“Nuk mund të lëvizja. Dhembi deri në pikën ku nuk mund të qëndroja” – tha 26-vjeçari Masaya Shibasaki pas përdorimit të pajisjes së zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga shkencëtarët e Universitetit të Grave “Nara” dhe kompanisë “Osaka Heat Cool”.
“Tani e kuptoj që gratë duhet të punojnë, përderisa e luftojnë këtë dhimbje çdo muaj. Është në të vërtetë mahnitëse se si gratë mund ta bëjnë këtë. Vërtet i respektoj” – shtoi Shibasaki.
Kompania “EXEO” tha se dëshironte që të krijonte një mjedis ku fuqia punëtore e saj, që përbëhet nga më shumë se 90 për qind burra, të jetë më mbështetëse ndaj kolegeve gra, përfshirë periudhat kur bëhet fjalë për marrjen e pushimit për shkak të dhimbjeve menstruale.
Kompanitë në Japoni janë të detyruara me ligj që t’u mundësojnë grave që të marrin pushim për shkak të dhimbjeve menstruale. Megjithatë, atyre nuk u kërkohet që punëtoret të paguhen gjatë këtij pushimi dhe, sipas anketave, rreth gjysma e grave nuk e shfrytëzojnë këtë pushim./Nacionale/