Receta

Smoothie me banane dhe avokado

By GAZETA SCANNER

November 10, 2023

Receta është mjaft e thjeshtë për t’u përgatitur, e pasur me vlera ushqimore dhe e mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.

Kjo pije preferohet të konsumohet në mëngjes apo pasdite. Meqë, nuk është pije e lehtë nuk preferohet të konsumoni më shumë se një herë në ditë.

Përbërësit: 1 banane ½ avokado e pjekur mirë 500ml qumësht 1 lugë sheqer

Përgatitja: Qërojmë avokadon dhe pasi t’i heqim bërthamën, e ndajmë në copa. Bananen e qëruar e ndajmë në copa dhe së bashku me përbërësit e tjerë e grijmë në blender sa të bëhen homogjene. E shërbejmë të freskët.