27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Smogu kanadez i zjarrit ende “mbyt” zonat e ShBA-së

- Advertisement -

Smogu nga zjarret e egra që shpërthyen në Kanada po bën sërish rrugën e tij në jug të kufirit me ShBA-në në verilindje dhe më gjerë, duke shkaktuar paralajmërime për cilësinë e ajrit të enjten.

Tymi pritet të jetë më i trashë në verilindje të premten, por nuk do t’i afrohet niveleve që janë parë javën e kaluar.

Qytetet e Bregut Lindor si Bostoni dhe Nju Jorku do ta shohin përsëri qiellin me re.

St. Paul, Minn., kishte cilësinë më të ulët të ajrit në këtë shtet të mërkurën, më e keqja që ka parë në 40 vjet. Pritet të përmirësohet të premten vonë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në ShBA kishte lëshuar paralajmërime për cilësinë e ajrit në pesë shtete të Midwest që nga pasditja e së enjtes, duke përfshirë Misurin dhe Kansasin.

Nivelet e cilësisë së ajrit në pjesë të Minesotës arritën nivele “të pashëndetshme” të enjten.

Parashikimi i shiut për ditën e shtunë duhet të ndihmojë në zbutjen e situatës.

“Përparimi i madh është se nuk do të jetë aq i keq”, tha meteorologu i Fox Brian Mastro për New York Post në një intervistë të enjten.

Aktualisht ka më shumë se 450 zjarre aktive në Kanada, duke djegur më shumë se 5.4 milionë hektarë. Nga këto zjarre, gati 220 konsiderohen të jenë jashtë kontrollit.

Të ngjashme

Të fundit