Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Mallorca, në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga.
Pas tri ndeshjeve pa fitore në kampionatin spanjoll, Barcelona u kthye fuqishëm duke fituar me rezultat 1:5.
Ferran Torres përfitoi nga një gabim në mbrojtje për ta kaluar Barcelonën në epërsi pas 12 minutave lojë.
Sidoqoftë, Mallorca e barazoi përmes yllit të Kosovës Vedat Muriqi, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Maffeos (43’).
Kishte shpresë që vendasit të bëjnë një përmbysje, mirëpo Barcelona në pjesën e dytë shfaqi krejtësisht fytyrë tjetër, ku realizoi katër gola.
Raphinha shënoi nga pika e bardhë për t’ia kthyer epërsinë blaugranasve (56’).
I njëjti pastaj e shënoi edhe golin e tretë – këtë herë pas asistimit të Lamine Yamal (74’).
I inkuadruari Frenkie de Jong u përkujdes për golin e katërt pasi përfitoi nga një top i kthyer (79’).
Kurse, pesë minuta më vonë asistoi për Pau Victor, i cili vulosi triumfin e thellë (84’).
Barcelona qëndron në krye të La Liga-s me 37 pikë, ndërsa Mallorca zë pozitën e gjashtë me 24 sosh.