30.3 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

“Smith, Whiting dhe Harbach e hetuan Thaçin dhe Trumpin”, Trendafilova: Nuk shoh ndërlidhje mes dy rasteve

- Advertisement -

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë të gjatë është përgjigjur edhe për financimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në pyetjen e Radio Televizionit të Kosovës se a ka ndikuar në punën e Gjykatës Speciale ndalja e fondeve nga SHBA-të, kryetarja Trendafilova është përgjigjur se jo, duke treguar se Gjykata Speciale financohet nga Bashkimi Evropian.

“Jo. Buxheti operacional i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar financohet nga Bashkimi Evropian”, shtoi Trendafilova.

Në vazhdim Trendafilova është pyetur edhe për tre prokurorët e njëjtë të cilët e hetuan presidentin Thaçi dhe presidentin Trump.

Jack Smith, Alex Whiting dhe David Harbach ishin tre prokurorët amerikanë të cilët e hetuan Hashim Thaçin dhe në fund e braktisën punën e tyre në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe shkuan për të hetuar presidentin Trump.

“Prokurorët Jack Smith, Alex Whiting dhe David Harbach i hetuan krerët e UÇK-së dhe të njëjtët shkuan për të hetuar presidentin Trump. A ka ndërlidhje mes këtyre dy rasteve?” u pyet Trendafilova.

“Kjo është pyetje për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, por unë nuk shoh ndonjë lidhje”, deklaroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit