Gjykata Komerciale e Kosovës, gjegjësisht dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative, e ka aprovuar ankesën e “Artmotion Sh.p.k” për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), agjenci kjo në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullim të certifikatës së biznesit.
Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet: “I. Aprovohet si e bazuar kërkesa e paditësit Artmotion Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve. II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4608/01 i datës 01.08.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 346 i datës 22.06.2023 i nxjerrë nga zëvendësdrejtorja e përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, është thënë në vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës.
Vendimi dhe arsyetimi i plotë i Gjykatës Komerciale: