5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Smakiqi: Korrupsioni në qeverinë Kurti është dokumentuar edhe me vulë të DASh-it

- Advertisement -

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se në të gjitha raportet ndërkombëtare është vërtetuar ndërhyrja e qeverisë në punën e institucioneve të drejtësisë dhe se korrupsioni ka lulëzuar në këtë qeverisje dhe me këtë edhe varfërimi i qytetarëve.

“Vula se kjo qeveri është përfshirë në korrupsion është në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, fatkeqësisht dje në Kuvend ku është diskutuar ky raport ministrat ikën nga, sepse kjo qeveri nuk i raporton kuvendit, për fatin e keq të vendit deputetët e mazhoroncës nuk janë kritik ndaj qeverisë. Kjo i bie që në vend që në Kosovë ë lulëzoi ekonomia dhe të inkuadrohemi në të gjitha strukturat euroatlantike tek ne ka lulëzuar korrupsioni dhe po varfërohen qytetarët e vendit”,  ka pohuar Smakiqi.

Sipas tij ky raport është shumë shqetësues dhe nuk të bëjë as me opozitën as me askënd por ka të bëjë me qeverinë e Kosovës dhe punën e saj sepse këto vlerësime se ka korrupsion serioz në qeverinë e vendit mund ta pengojnë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare sic e kemi rastin tash në Këshillin e Evropës

“Një kryeministër i cili nga foltorja e parlamentit bënë thirrje që të mos zgjidhet kryeprokurori dhe thotë se sa të jem unë kryeministër, Blerim Isufi nuk do të zgjidhet në atë pozitë tregon qartë se ky njeri është anakistë që nuk e njeh sistemin. Kryeministri poashtu ka deklaruar publikisht se pse hetuesit po vijnë në qeveri me na hetu, në realitet duhej të ishte krejt e kundërta që vet ai tu bëjë thirrje atyre që të hetojnë pretendimet për korrupsion”, ka shtuar Smakiqi në emisionin EURO n’T7 ë

Në anën tjetër si avokat Smakiqi ka pohuar se pas publikimit të këtij raporti mund të ngriten shumë aktakuza dhe shumë zyrtar mund të përfundojnë prapa grilave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit