Avokati, Xhevdet Smakiqi, thotë se koalicioni AAK – Nisma ka një program modern.
Sipas tij, kjo do ta ndihmojë koalicionin që të kandidojë si dhe veprat e kryeliderëve që i kanë dëshmuar gjatë qeverisjeve të kaluara.
Derisa tha Qeveria Kurti “dëshmohet vetëm për mashtrim”.
“Albin Kurti nuk e ka realizuar asnjë projekt, opozita vetëm e ka ekspozuar mashtrimin. Ndarja e VV-së që po ndodhë sot, e ka shpërfaqur edhe vetë elektoratin e VV-së. Dhe, mendoj që nuk do të tërheqin vetëm elektorat të PDK-së, sepse edhe PDK i ka disa defekte të mëdha, sepse para dy muajve janë mashtruar nga Albini Kurti për zgjedhje… Koalicioni Nisma – AAK munden me konkurua me veprat që i kanë dëshmuar, ndërsa Albin Kurti dëshmohet vetëm për mashtrim”, tha ai në emisioni “Këndi i Debatit” në Tëvë1.