-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Smakaj: Ky Ganiu më pati thënë ta gjej një punë të mirë, se s’mundem me jetu duke u pagu nga opozita

- Advertisement -

Aktivisti nga diaspora, Driton Smakaj, thotë se në Twitter, kishte pasë një debat me artistin Gani Jakupi, për të cilin, Periskopi raportoi ekskluzivisht se paguhet nga Ministria e Jashtme 7500 euro në muaj si konsulent për Ambasadën e Kosovës në Bruksel.

Smakaj shkruan:

Njëherë në Twitter e kam pasë një debat me këtë tipin që qeveria e Kosovës po e paguajka 7.500 euro për me u tregua përralla gazetarëve e artistëve nëpër kafene të Evropës.

Besoni, ishte aq paragjykues, saqë pa më njohur fare më akuzonte se gjoja mua më paguan opozita për të sulmuar qeverinë e shpresës, edhe sipas tij unë duhet të kërkoj diku një punë të mirë sepse nuk do të mundem me jetua duke qenë i paguar nga opozita. Ky tipi paska pasur përvojë të jashtëzakonshme me pagesa të majme.

Kjo qeveri brenda tri viteve na e kanë dëshmuar që nuk lënë vend pa vjedhur, vjedh në KEK, vjedh në vaj, vjedh në kokrra të grurit…A ma, kjo vjedhje kaq e jashtëzakonshme për me u tregua përralla gazetarëve e artistëve nëpër kafene, kjo i tejkalon të gjitha poshtërsitë e hajnive.

P.S.

Janë disa njerëz që pushteti i çmonton në karakter. Pra kurrë nuk e kam besua që i qet në fund të pusit nga çdo pikëpamje, deri në djegien e provave të mjekësisë ligjore.

Prokuroria e Kosovës do të kenë punë të mëdha për të bërë. Çdo ditë po kuptohet më shumë pse nuk kemi ende Kryeprokuror të shtetit.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit