25 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Smajljaj vlerëson se shkuarja në zgjedhje do t’i sillte dëme të mëdha vendit

- Advertisement -

Dështimi i konstituimit të Kuvendit ka kthyer në diskurs edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

Kjo ide është përmendur edhe nga partitë politike të cilat kanë dhënë edhe data të përafërta për zgjedhje që ka qenë mesi i qershorit.

Por, politologu Avdi Smajljaj ka thënë shkuarja në zgjedhje do të ishte dëm i madh për vendin.

Madje ai ka thënë se ekziston rreziku që të kemi skenar të njëjtë, pasi sipas tij as rezultati nuk do të ketë ndryshim të madh nga ai i 9 shkurtit.

Shkuraja në zgjedhje nuk është në interesin e qytetarëve dhe të vendit.

“Do të ishte në dëm i madh politik, ekonomik, shoqëror, në politikën e jashtme që vendi të qohet prapë në zgjedhje. Rreziku është që rezultati do të ishte i përafërt dhe ajo çka është skenari më i rrezikshëm të vijmë të një skenari të njëjtë me seanca 48 orëshe dhe dalja e qytetarëve do të jetë më e vogël”, ka thënë ai në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit