28.2 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Smajljaj thotë se ndërkombëtarët nuk janë të pajtimit të ndërtohen urat e reja mbi lumin Ibër

- Advertisement -

Politologu, Avdi Smajljaj ka deklaruar se Urat ndihmojnë integrimin e qytetarëve, pasi që Kosova ka për obligim që t’i integroj të gjithë qytetarët në institucione në jetën shoqërore dhe politike.

Smajljaj thotë se komuniteti ndërkombëtar nuk janë të pajtimit që të ndërtohen urat e reja mbi lumin Ibër.

“Urat ndihmojnë integrimin e qytetarëve, shteti i Kosovës ka për obligim që t’i integroj të gjithë qytetarët e vetë në institucione në jetën shoqërore, politike dhe urat i shërbejnë kësaj fryme dhe këtij obligimi që ka shteti i Kosovës. Këto ura duhet të shihen edhe nga komuniteti ndërkombëtar, infrastrukturë, logjistikë e cila i shërben rritjes ose intensitetit të bashkëveprimit në mes të qytetarëve që është e domosdoshme edhe për qytetarët që jetojnë aty dhe për komunat. Ne e kemi parë që kur ka pas përpjekje që të hapet Ura, kemi parë rolin e komunitetit ndërkombëtar që njëfarë mënyre nuk ka qenë e pajtimit dhe besoj që këto institucione duhet ta shtojnë intensitetin e punës së vetë. Kosova dhe shumë qytetarë që jetojnë atje kanë kaluar një kohë të gjatë dhe kanë nevojë që t’i kthehen normalitetit”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit