Njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajljaj ka vazhduar reagimet për këshilltarin e MPJ-së, Gani Jakupi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë “i lumtë z.Ganiut që pranoi ofertën për t’i dalë në ndihmë atdheut me pagë modeste”.
“Vetëm një shpirt i madh artisti bën sakrifica si të z.Ganiut, i merr 7500 Euro në muaj!” – ka shkruar ai.
Në fund, Smajljaj ka thënë se “sakrifica ka emër, quhet z.Gani”.
Postimi i plotë: