Politologu Avdi Smajljaj, ka ironizuar me pasurinë marramendëse të politikanëve kosovarë.
Smajljaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pasuria që vjen nga pushteti, populli mundet vetëm ta shikojë.
“Pasurinë që ta jep pushteti i naltë, këta poshtë (populli) munden vetëm me këqyrë.” – ka shkruar ai.
Këto ditë Agjencia për Parandalimin e Korrupsioni ka publikuar deklarimet e pasurisë së politikanëve.
Në këto deklarime, pasura e njerëzve në politikë vazhdon të jetë milionëshe.