Politologu Avdi Smajljaj, ka deklaruar se pushteti aktual nuk duhet të mburret ose ta përdorë ndjekjen e Milan Radojiçiqit nga Kosova.
Sipas tij më shumë ka bërë opozita me ndjekjen e Millosheviqit pasi siç ka thënë ‘atëherë ka qenë shumë më vështirë sesa tani të ndiqet X ose Y nga veriu’.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka shtuar se veprime të tilla duhet të shihen si kontribut por jo të elektoralizohen.
“Pushteti aktual ose qeveria aktuale mburret ose e përdorë njëfarë mënyre ndjekjen e Radojiçiqit nga Kosova. Mendoj që shumë më shumë kanë bërë opozita sepse e kanë ndjek Millosheviqin nga Kosova që ka qenë shumë më vështirë sesa tani të ndiqet X ose Y nga veriu. Po mendoj që këto nuk duhet të elektoralizohen, duhet të shihen si kontribut, por jo të përdoren për vota sepse janë një numër shumë i madh i çështjeve që votuesit presin që këto parti të ofrojnë zgjidhje për problem konkrete”, është shprehur Smajljaj.