23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Smajljaj: Kushtetuesja të sqarojë nëse Kuvendi është konstituuar – kërkesa e Listës Serbe mund të mos shqyrtohet

- Advertisement -

Politologu, Avdi Smajljaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese do duhej të jepte një interpretim nëse Kuvendi i Kosovës është i konsistuar pas zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Ai ka thënë se për momentin është një zhvillim i ri i cili ka krijuar dilema, sidomos të paritë opozitare.

“Është një zhvillim i ri që nuk ka ndodhur më herët, është Kuvendit i konstituuar apo nuk është. Për Vetëvendosjen dhe komunitetet tjera që i kanë nënkryetaret e vet, konsiderohet që është i konstituuar për PDK-në, LDK-në nuk është i konstituuar. Dhe kjo dilemë e ka bërë që edhe partitë të jenë të pavendosura, sidomos ato opozitare. Meqë është një zhvillim i ri, do duhej të jepte një interpretim të vetin Gjykata Kushtetuese nëse është apo jo i konstituuar Kuvendi  dhe do të hiqeshin dilemat”, ka thënë Smajljaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Të hënën ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryeparlamentari, Dimal Basha.

Në këtë mbledhje munguan PDK e LDK, të cilët këtë mbledhje e vlerësojnë si antikushtetuese.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha të shtunën e shpalli të konstituuar Kuvendin edhe pse dështoi zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Basha në sqarimin  e tij ka thënë se është ezauruar pika e 4 e rendit të ditës (zgjedhja e nënkryetarëve), pasi asnjë nga deputetët e Listës Serbe, por as Nenad Rashiq nuk morën votat e mjaftueshme edhe pse secili u votua nga tre herë.

Smajljaj ka folur edhe për lëndën që Lista Serbe e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese qështjen e nënkryetarit. Por, sipas tij kjo mund të mos trajtohet fare për shkak të mënyrës së dërgesës.

“Kërkesa që ka shkuar nga Lista Serbe në Gjykatën Kushtetuese i referohet si Gjykatë në Prishtinë, jo e shtetit dhe kjo pastaj mund të krijojë një problem tjetër, që gjykata mos ta trajtojë  fare”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit