Politologu Avdi Smajljaj, ka thënë se korrupsioni në Kosovës është rritje, por që sipas tij partitë politike nuk po flasin shumë për luftimin e tij.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 në prani të dy kandidatëve për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se nga kjo parti, por edhe nga subjektet tjera nuk po sheh diçka konkrete në këtë drejtim.
“Nuk po e shoh të asnjë parti që flet shumë për luftën kundër korrupsionit që është endemik, ka qenë dhe vazhdon të jetë, korrupsioni është në rritje në Kosovë. Nuk shoh as nga paritë tjera që kanë diçka konkrete në këtë aspekt. Përmendet Vetingu, por nuk është që ka funksionuar në shumë shtete. Nuk shoh shumë që flitet për meritokraci që është një arsye që njerëzit e braktisin vendin”, ka thënë ai.






