17.5 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Smajljaj: Konstituimi i Kuvendit, më shumë gjasa për zgjedhje të reja sesa për formim të Qeverisë

- Advertisement -

Politologu Avdi Smajlaj ka vlerësuar se nëse konstituohet Kuvendi, kjo do ta ofrojë më shumë vendin drejt zgjedhjeve të reja, sesa të formohet Qeveria.

Ai ka thënë se veprimet e PDK-së AAK-së i kanë dhënë një mundësi konstituimit të Kuvendit, por ka thënë se qëndrimi i LDK-së, ndonëse duket parimor nuk ofron mundësi për zhbllokim të situatës.

“Zgjidhja e ka qua një hap tutje konstituimin e Kuvendit,ndoshta mund të përmbyllet nëse zgjidhen edhe nënkryetaret, por më shumë i jep mundësi shkuarjes në zgjedhje se sa krijimit të qeverisë që është e domosdoshme, sepse nuk ka një marrëveshje që siguron shumicën e mjaftueshme”, ka thënë ai në Tëvë1.

Akuzat që i ka bërë Abdixhiku ndaj PDK-së dhe AAK-së pas votimit të Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit dhe kundërpërgjigjen nga Haradinaj e Krasniqi, ai i ka vlerësuar si janë më shumë për efekt elektoral.

Smajlaj ka folur edhe për mosvotimin e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe.

Ai ka thënë qëndrimet e Listës Serbe dihen, por ka thënë se për dyshimet ndaj saj duhen të merren masat ligjore.

“Këto çështje duhet trajtohen me kujdes të shtuar, duke respektuar në përpikëri ligjin”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit