Lajme

Smajljaj ironizon me Gërvallen: Mos i bëni zhurmë ministres, ka nevojë për qetësi

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2024

Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila është krenuar me ngritjen e pagës minimale.

Ai ka kërkuar që të mos i bëhet zhurmë ministres, duke shtuar se është lodhur shumë duke punuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smajljaj ka shkruar se kur s`ka çka tregon nga puna e saj si ministre, ajo bënë propagandë.

“Mos i hyni në hak zonjës ministre, nuk mund të akuzoni se ministria që e udhëheq ajo ka bërë ama bash hiq gjë. Mos i bëni zhurmë ministresë, se ka nevojë për qetësi, u lodh tu punu. Ja pra, Ministria e Jashtme e paska rritur pagën minimale. Kur s’ke çka tregon nga puna e ministrisë sate, bën propagand me vendimet e lodhta të ministrive tjera. I fortë ish kanë ky vend”, ka shkruar Smajljaj.