Politologu, Avdi Smajljaj ka deklaruar se Lista Guxo mund ta kërkojë Vjosa Osmanin si presidente sërish.
Sipas tij edhe pse flitet për një thyerje mes LVV-së dhe Listes Guxo këto dy subjekte mund të arrijnë një marrëveshje të tillë.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se kjo do të mund të bëhej për të mos shkuar përsëri në zgjedhje pasi nuk janë numrat.
“Ndoshta mund të përsëritet viti 2021 ku për të qenë konstruktiv ndonjë parti ia bën kuorumin. Lista Guxo i ka goxha do ulëse aktualisht në kuvend dhe ndoshta mund të kushtëzohet me qëndrimin e tyre brenda koalicionit për ta rikonfirmuar ndoshta prapë presidenten që është tani dhe vendi ska nevojë të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj që ndoshta prapë edhe pse ajo që flitet në opinion që ka një thyerje mes tyre ndoshta prapë ka ndonjë marrëveshje që ne nuk e dimë. Ata me një rikonfirmim të presidentes mund të akomodohen ata në ndonjë post ekzekutiv. Mund të jetë një prej skenareve po them ose vendi mund të shkoj prapë në zgjedhje sepse nuk janë numrat actual por kjo mund të jetë një prej mundësive”, ka thënë ai.