24.8 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Smajljaj: Ata që e votuan legjitimuan publikimin e Bashës, të nisin procedurat për shkarkimin e tij

- Advertisement -

Politologu, Avdi Smajljaj  ka thënë se publikimi i artikullit në të cilin bashkautor është Dimal Basha i zgjedhur kryetar Kuvendi është një skandal që po tentohet të kalohet në heshtje.

Ai ka thënë se puna e tij u legjitimua nga ata që e votuan.

Smajljaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë do duhej të nisnin procedurat për shkarkimin e Dimal Bashës.

“Publikimi i kësaj teze nuk do të duhej të kalonte kështu në heshtje, mirëpo nëse i shohim veprimet sot, kryetari i PDK-së që bashkë me AAK-në e kanë votuar Bashën për kryetar të Kuvendit, sikur e legjitimoj punën e tij, se tha se diku e kishte korrigju, të njëjtën e bënë edhe të tjerët që ja rrahën krahët, kjo sikur po kalon në heshtje është një skandal i madh dhe po kalon në heshtje. Pas këtij skandali do duhej të iniciohen procedurat e shkarkimit . Dikush që është bashkautor i një teze e tillë s’mund të jetë as deputet dhe lere kryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, lidhur me publikimin ku figuron si bashkautor e në të cilin denigrohet UÇK-ja, ka thënë se nuk mbanë përgjegjësi.

Ai ka thënë se në këtë punim ka shkruar vetëm Kapitullin e 3- të.

Basha në një konferencë për media të enjten ka thënë se lufta e UÇK-së për të është e shenjtë.

Të ngjashme

Të fundit