Home Rozë Smajlaj: Partitë opozitare po përdorin mungesën e plotësimit të premtimeve që i ka pasur VV-ja gjatë mandatit

Smajlaj: Partitë opozitare po përdorin mungesën e plotësimit të premtimeve që i ka pasur VV-ja gjatë mandatit

0
Smajlaj: Partitë opozitare po përdorin mungesën e plotësimit të premtimeve që i ka pasur VV-ja gjatë mandatit

Avdi Smajlaj, politologu ka thënë se partitë opozitare po përdorin mungesën e plotësimit të premtimeve të cilat sipas tij ka pasur LVV-ja gjatë këtyre viteve.

Sipas Smajlaj, partia në pushtet nuk ka ofruar asgjë gjatë këtyre katër viteve.

Madje, ai thotë se cilado Qeveri që do të vijë në pushtet, kusht do ta ketë implementimin e Marrëveshjes se Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Partitë opozitare janë duke përdorur bukur shumë mungesën e plotësimit të premtimeve të cilat i ka pasur Lëvizja Vetëvendosje gjatë këtyre viteve që në njëfarë mënyre e ka kthyer si një lloj besimi tek partitë opozitare. Polarizim ka pasur edhe në të kaluarën dhe tani, ndoshta tani po vërehet në një dozë më të lartë. Nga partia në pushtet sa i përket politikës së jashtmes nuk është ofruar aktualisht ndonjë vizion se si mund të rritet numri i njohjes se si mund të sillen njohjet e reja mirëpo s`ka pasur asgjë gjatë këtyre katër viteve sa ishte në pushtet. Edhe partitë opozitare nuk është që kanë ofruar ndonjë ide konkrete se si mund të sjellin njohje të reja për shtetin e Kosovës……. Çdo veprim që ne synojmë ta bëjmë qoftë në diplomaci apo në anëtarësim ndonjë organizate ose njohje të reja besoj që kusht ka me qenë implementimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit”, ka deklaruar Smajlaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Exit mobile version