22.3 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Slogane të “lodhta” për zgjedhjet e 12 tetorit

- Advertisement -

Kandidatë për kryetarë komunash dhe asamblistë mund të marrin vota më shumë nëse subjekti i tyre ka një slogan më tërheqës për qytetarët.

Për 12 tetor, PDK-ja ka preferuar moton e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, me një ndryshim të vogël. Nga “Kosova mundet ma mirë”, e ka bërë “Ma mirë për komunën”.

LDK beson se me “Kosova Përtej” do të dalë më mirë se në votimet e kaluara. AAK ka preferuar shprehjen “Dritë për Komunat”.

Vetëvendosja, që krahasuar me tri partitë tjera të mëdha, në nivel lokal ka më së pakti komuna që menaxhon aktualisht, vetëm 4, pretendon më një fjalë të vetme t’i shtojë ato, më 12 tetor, e ajo është “Bashkë”.

Partia e Fatmir Limajt ndërkaq, preferon të garojë me sloganin “Përjetë Kosova”.

Por ekspertes së marrëdhënieve me publikun, Afërdita Maliqit, asnjëra nga këto joshje nuk i duket kreative e as e plotë.

Mos-gjetja e parullës goditëse për të joshur votuesit, u kritikua edhe nga profesori universitar, Gëzim Qerimi.

Sloganet e partive do të shihen çdo ditë e më shumë, nga e shtuna e 13 shtatorit, kur nis zyrtarisht fushata për këto zgjedhje. /Klankosova.tv/

Të ngjashme

Të fundit