Sllovenia sot po i mban zgjedhjet parlamentare, ku më pas pritet të zgjedh edhe kryeministrin e ri. Këto zgjedhje kanë marrë vëmendjen e kosovarëve, pasi mediat sllovene zbuluan skandalin financiar të ambasadorit Martin Berishaj me njërin prej kandidatëve për të qeverisur, politikanin Robert Golob.
Rreth 1.7 milionë sllovenë sot do t’i zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë ata në Parlamentin e Sllovenisë.
Sipas raportimeve të mediave sllovene, Partia Demokratike Sllovene Konservatore, e cila udhëhiqet nga kryeministri aktual, Janez Jansha, udhëheq sondazhet me Lëvizjen e Lirë, të cilën nga janari e drejton Robert Golob.
Ky i fundit, ka qenë i përfshirë në një skandal financiar rajonal me ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj, i cili këto ditë ka qenë shumë i përfolur në vendin tonë.
Sipas mediave sllovene, deri në orën 11:00, rreth 21 për qind e qytetarëve sllovenë kanë dalë për të votuar, që konsiderohet një përqindje mjaft e mirë.
Gazetarët sllovenë kanë rikujtuar se Robert Golob është ish-drejtor i kompanisë GEN-i me degë në Slloveni, që së fundmi u përfshi në skandalin me ambasadorin Berishaj, i cili u pagua nga GEN-i, dega në Serbi, kompani kjo e afërt edhe me Gazprom-in rus.
Golob ka qenë edhe këshilltar i Zoran Jankoviçit, ish-kryetarit slloveno-serb të Lubjanës, i cili kishte marrë Urdhrin e Shoqërisë nga presidenti Vladimir Putin, që konsiderohet si një prej çmimeve më prestigjioze ruse.
E pikërisht për këtë çështje ka reaguar edhe një prej partive më të mëdha në Evropë, Partia Popullore Evropiane.
Këta të fundit, sot përmes një komunikate për media, kanë thënë se janë të shqetësuar me mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet sllovene.
Sipas televizionit slloven, Planet TV, rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit, thuhet se ka pasur rolin e transportuesit të parave.
Në xhirollogarinë e MB Consulting, kompani në pronësi të Berishajt e regjistruar në Mal të Zi, nga GEN-i serb janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo mua.