-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Sllovenia hoqi flamurin nga Ambasada në Kiev, i ngjason shumë flamurit rus

- Advertisement -

Ambasada e Sllovenisë hoqi flamurin shtetëror nga ndërtesa në Kiev, pasi që flamurin slloven i ngjason atij të Rusisë.

I ngarkuari me punë i Sllovenisë në ambasadën në Kiev, Bostjan Lesjak, i cili mbërriti të dielën në kryeqytetin ukrainas, u detyrua të largonte flamurin slloven përpara ambasadës, sepse është shumë i ngjashëm me flamurin e Rusisë, kanë raportuar mediat sllovene, përcjellë Gazeta Blic.

Sipas të ngarkuarit me punë, pas mbërritjes në Kiev, personeli i ambasadës ngriti flamurin slloven dhe të BE-së, por më vonë anëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe të policisë u kërkuan atyre që të hiqnin përkohësisht flamurin slloven, sepse i ngjason shumë flamurit rus.

Lesjak shtoi se autoritetet ukrainase po kujdesen mirë për sigurinë e zyrtarëve të ambasadës dhe se ai i raporton rregullisht për gjithçka ambasadorit slloven Tomaz Mencin, i cili vepron aktualisht në qytetin polak Rzeszow, pranë kufirit me Ukrainën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit