14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Sllovenia emëron emisar special për Ballkanin Perëndimor

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, ka bërë të ditur se vendi i saj ka emëruar Anzhej Frangesh, si të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

Fajon tha se e ka njoftuar edhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, teksa shtoi se pret bashkëpunim.

“E informova zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, për emërimin e të dërguarit tonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pres bashkëpunim me ju”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, në bazë të raportimeve, ministrja e Jashtme, Fajon, dhe i dërguari special i Sllovenisë, Frangesh, kanë diskutuar se si shteti i tyre mund t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian bashkë edhe me situatën në rajon gjatë një takimi kolegë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit