15.8 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

Sllovenia dhe Danimarka pajtohen me nga një pikë

- Advertisement -

Sllovenia dhe Danimarka kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Sllovakët dhe danezët zhvilluan një sfidë të hapur, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1:1.

Sfida ishte mjaftë dramatike me shumë raste nga fillimi, ku dy palët po tentonin t’i fitonin vetëm pikët e plota.

Danimarka kaloi fillimisht në epërsi përmes mesfushorit Christian Eriksen që shënoi një gol të bukur, pasi pranoi një top nga Jonas Wind (17’).

Sllovenia kishte raste për të barazuar me anë të Andraz Sporar, megjithatë ky i fundit humbi dy raste të mira brenda zonës.

Heroi i sllovenëve doli të jetë Erik Janza, që shënoi një gol mahnitës vollej nga distanca, që u devijua paksa dhe përfundoi brenda rrjetës së Schmeichelit (77’).

Vetëm një aksion më vonë pasi shënoi golin e barazimit, Sporar humbi një tjetër rast duke gjuajtur mbi traversë.

Kësisoj, Sllovenia dhe Danimarka tani kanë nga një pikë në grupin C, ku ndodhen edhe Anglia me Serbinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit