12.9 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Sllovenia dështon ta fitojë ndeshjen, Serbia barazon në frymën e fundit të takimit

- Advertisement -

Kombëtarja e Sllovenisë nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen ndonëse ishin në epërsi deri në sekondat e fundit të takimit, kështu duke barazuar me Serbinë 1:1.

Sllovenia që në ndeshjen e parë barazoi me Danimarkën, edhe në këtë ndeshje mori rezultat të njëjtë, ndonëse shënuan të parët për dallim nga ndeshja e parë.

Pjesa e parë e takimit ishte pothuajse e barabartë, me sllovenët që kishin raste më të mira shënimi, por portieri serb ua mohoi golin në dy raste.

45 minutat e parë përfunduan 0:0, ndërsa nga një gol u shënua në pjesën e dytë nga të dy skuadrat.

Sllovenia e kërkoi më shumë fitoren, krijoi raste më shumë, por që nuk arriti të fitone në Allianz Arena.

Golin e epërsisë për Slloveninë e shënoi Zan Karnicnik në minutën e 69-të, pas asistimit të Elsnik.

Serbia barazoi rezultatin në minutat shtesë me Luka Jovic.

Sllovenia tani do të jetë në vendin e dytë në grupin C, ndonëse kjo mund të jetë vetëm përkohësisht, deri kur Anglia të përballet me Danimarkën me fillim nga ora 18:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit