Në fund të pjesës së parë, Sllovakia ka shënuar kundër Kosovës për të kthyer epërsinë. Në minutën e 45-të, Sllovakia realizoi gol të bukur dhe tani është në epërsi me rezultatin 2:1.
Shënues ishte Lukas Haraslin, i cili shënoi nga goditja e dënimit që ishte si goditje këndi e shkurtuar.
Edhe këtë herë, ndërhyrja u shkakua pa pikë nevoje nga futbollistët e Kosovës, në këtë rast Mërgim Vojvoda. Sllovakët kaluan në epërsi në minutën e 6-të, me anë të Valjentit kurse për Kosovën realizoi Veldin Hoxha në minutën e 21-të.






