18.8 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Sllovakia kundër përdorimit të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

- Advertisement -

Pas Belgjikës dhe Hungarisë, edhe Sllovakia nuk është dakord me përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën. Kryeministri sllovak, Robert Fico këtë të shtunë u shpreh se Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë plan ligjor ose financiar për të sekuestruar asetet e ngrira nëse këto fonde shpenzohen për shpenzime ushtarake në Ukrainë.

“A duam ta përfundojmë luftën apo po e nxisim atë? Ne do t’i japim 140 miliardë euro Ukrainës për të vazhduar luftën. Pra, çfarë do të thotë kjo? Se lufta do të vazhdojë për të paktën dy vjet të tjera,” shpjegoi ai.

Ky reagim nga Sllovakia vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira të bankës qendrore ruse për të ndihmuar Ukrainën, e cila do të ketë nevojë për financim të ri deri në fillim të vitit 2026.

Megjithatë, bisedimet kanë mbetur pezull, ndërsa Belgjika kërkon garanci se nuk do të mbahet përgjegjëse për rreziqet që lidhen me kreditë e propozuara prej 140 miliardë eurosh, pasi shumica e parave mbahen në Bruksel.

Të ngjashme

Të fundit