Kombëtarja e Kosovës në futboll, të enjten mbrëma do të përballet me Sllovaki në Bratislavë, në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.
Suksesi i Kosovës duke prekur pley-off-in e Botërorit 2026, ka tërhequr vëmendjen e mediave evropiane.
Madje, edhe UEFA ka shkruar për kombëtaren dardane.
“Synimi i Kosovës mbetet kualifikimi historik në një turne të madh, ndërsa përzgjedhësi gjerman, Franco Foda, ka gjetur trimëri te forma pozitive e skuadrës, me pesë ndeshje radhazi pa humbje, prej të cilave tri fitore dhe dy barazime,” shkruan UEFA.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës nis të enjten nga ora 20:45.
Nëse Dardanët arrijnë fitore në Bratislavë, atëherë Kosova më 31 mars luan finalen e madhe të pley-off-it kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani, finalen që dërgon në Botërorin 2026, event që mbahet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë.






