Slloveni, Slavko Vincic do të jetë gjyqtar në ndeshjen e dytë të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester United dhe Atletico Madrid.
Slavko Vincic do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve ndërmjet MAchester United dhe Atletico Madrid.
Slloveni ka marrë pjesë në referimin e ndeshjeve evropiane, që nga viti 2010.
Ai ka referuar ndeshjen e Superkupës Evropiane në vitin 2018, ku Atletico Madridi mposhti Real Madridin pas shtesave (4:2).
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e dytë, e cila zhvillohet të martën në ‘Old Trafford’ me fillim nga ora 21:00.