20.5 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Sky News: Rusia kërcënon Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve në Stamboll

- Advertisement -

Rusia ka kërcënuar Ukrainën me një “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe që u zhvilluan sot në Stamboll, sipas një burimi nga delegacioni ukrainas për Sky News.

Burimi tha se pala ruse nuk ishte e gatshme të diskutonte detajet teknike të një armëpushimi, duke shtuar se ata ishin në pritje të aprovimit nga eprorët e tyre.

Më herët, një tjetër burim ukrainas deklaroi se Moska kishte paraqitur kërkesa të cilësuara si “joreale” dhe “shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë” gjatë këtyre bisedimeve në Stamboll.

Të ngjashme

Të fundit