Leeds United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Javi Gracia, me drejtimin e skuadrës që do t’ia besojë ish-trajnerit të Anglisë, Sam Allardyce.
Leeds është i 17-ti në renditjen e Premier League, pra mbi zonën e rënies vetëm në diferencë golash, me katër ndeshje të mbetura këtë sezon.
Gracia, i emëruar në shkurt si pasardhësi i Jesse Marsch, ka fituar vetëm tre nga 11 ndeshjet e kampionatit.
Leeds ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe përballet me liderin Manchester City të shtunën.