Home Sport Skuadra e Berlusconit thyen një rekord në Serie A, siguron mbijetesën gjashtë javë para përfundimit të sezonit

Skuadra e Berlusconit thyen një rekord në Serie A, siguron mbijetesën gjashtë javë para përfundimit të sezonit

0
Skuadra e Berlusconit thyen një rekord në Serie A, siguron mbijetesën gjashtë javë para përfundimit të sezonit

Pasi mposhti Spezian 2:0 në Stadio Alberto Picco të premten në mbrëmje, Monza konfirmoi matematikisht vendin e saj në Serie A për sezonin e ardhshëm me gjashtë ndeshje të mbetura në sezonin 2022-23.

Një arritje fantastike nga të porsapromovuarit në Serie A, të cilët nuk kishin konkurruar asjnëherë më parë në elitën italiane para fillimit të këtij sezoni.

Siç postoi klubi në faqet e saj zyrtare të rrjeteve sociale, asnjë skuadër tjetër e promovuar nuk e ka shmangur rënien nga kategoria me gjashtë ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar, që nga hyrja në fuqi formati i ri i garave me 20 ekipe në sezonin 2004-05.

Mbijetesa e Monzës është një rrugëtim mbresëlënës, duke pasur parasysh se klubi po luante në Serie C kur Silvio Berlusconi mori kontrollin më pak se pesë vjet më parë.

Megjithatë, sigurimi i mbijetesës ka një kosto. Rreth 45.7 milionë euro në fakt, kryesisht për shkak të detyrimit për të blerë lojtarë që kanë pasur klauzolë në kontrata që u negociuan në fillim të sezonit, do t’i kushtojë presidentit Berlusconi.

Mbi 6 milionë euro do të duhet gjithashtu të paguhen për stafin dhe shpërblimet e lojtarëve për rolin e tyre në sigurimin e qëndrimit në Serie A për sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version