3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Skuadra arabe ofron 30 milionë euro për kartonin e CR7 – 250 milionë euro për dy vite për portugezin

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Arabinë Saudite.

Ylli portugez ka kërkuar largimin nga Manchester United por nuk po ka oferta serioze nga skuadrat evropiane.

Raportime të ‘TVI’ dhe ‘CNN’ portugez, bëjnë të ditur se një klub arab, akoma i paidentifikuar, i ka ofruar Unitedit 30 milionë euro për kartonin e CR7.

Lojtari do të ketë një marrëveshje dyvjeçare, ku do të fitonte një total prej 250 milionë eurove.

Në anën tjetër, marrëveshja pritet të shtyhet shumë edhe nga agjenti i lojtarit, Jorge Mendes.

Mendes do të pranonte 20 milionë euro nga kjo marrëveshje, për ta bërë të mundur finalizimin.

Mbetet të shihet nëse Cristiano do të pranojë një lëvizje të tillë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit