15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Skuadra angleze po bën ofertë për rikthimin e Ademola Lookman në Ligën Premier

- Advertisement -

Pas një vere të gjatë me spekulime për transferimin e tij, saga e Ademola Lookman duket se mund të rifillojë në janar.

Sulmuesi 28-vjeçar, i pakënaqur me situatën te Atalanta, është shfaqur si një kandidat i fortë për t’u transferuar te Tottenham Hotspur.

Lookman ishte një nga lojtarët kyç të Atalantës në fitimin e Ligës së Evropës në vitin e kaluar, ku shënoi një tregolësh në finale.

Verën e kaluar, ai ishte shumë afër largimit, por transferimi te Interi nuk u realizua dhe ai riktheu te Atalanta. Megjithatë, duket se nuk ka ndryshuar planet e tij për të ardhmen dhe është i gatshëm për një sfidë të re në një klub tjetër.

Sipas të dhënave të publikuara nga CaughtOffside, Tottenham është duke përgatitur një ofertë për Lookman gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Drejtuesit e klubit londinez synojnë të realizojnë një marrëveshje të rëndësishme për të siguruar shërbimet e sulmuesit, ndërsa Atalanta do të duhet të marrë një vendim në mënyrë të shpejtë.

Lookman nuk është i kënaqur në Bergamo dhe ka prishur raportet me trajnerin Juric, derisa Atalanta synon që të fitojë rreth 50 milionë euro nga largimi i tij.

Interesim për të kanë shfaqur edhe Roma e Inter, por duket se lojtari po kërkon rikthimin në Angli.

Të ngjashme

Të fundit