Danimarka i ka dhënë leksione kombëtares së Francës.
Danimarka ka shënuar një fitore me rezultat 2:0 përballë kampionëve të botës, Francës.
Danezët kaluan në epërsi në minutën e 34’, kur Kasper Dolberg dërgoi topin në rrjetë, pasi u asistua nga Gamsgaard.
Vetëm pesë minuta më vonë, Danimarka i dha Francës edhe goditjen e dytë, duke shënuar me Skov Olsen, i cili pranoi një pasim nga Delaney.
Me këto dy gola të shpejta u vendos fati i takimit.
Danimarka me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve, dhe mban pozitën e dytë, pas Kroacisë.
Franca mbetet në pozitën e tretë me pesë pikë, një më shumë sesa Austria që mban pozitën e fundit.