18.6 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

S’krynë punë as liberalizimi i vizave, 2% rënie të investimeve të huaja direkte krahasuar me 2023-ën

- Advertisement -

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Kosova tërhoqi 185.39 milionë euro investime të huaja direkte (IHD), duke shënuar një rënie të lehtë nga 189.6 milionë euro të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në muajin mars u shënuan hyrje të IHD-ve prej 44.3 milionë euro, nga 64.8 milionë euro në mars të një viti më parë, siç tregohet nga shifrat e bankës qendrore.

Përfituesi kryesor i investimeve të huaja mbeti sektori i patundshmërive, me vlerë 54.2 milionë euro.

Nga ana tjetër, sektori i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike pësoi një rënie të lehtë prej 400 mijë eurosh krahasuar me një vit më parë.

Rritje të investimeve të huaja direkte është shënuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, ku vetëm gjatë muajit mars arritën vlerën e 13.6 milionë euro.

Gjermania, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia vazhdojnë të prijnë sa i përket vlerës së investimeve.

Megjithatë, IHD-të e Gjermanisë në Kosovë panë një rënie prej 11.1 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pse po çalon Kosova në investimet e huaja direkte?

Raporti i 2023-ës për “Klimën e Investimeve” i Departamentit Amerikan të Shtetit kishte konstatuar se potenciai i Kosovës për të tërhequr Investime Direkte të Huaja është i kufizuar për shkak të disa problemeve strukturore si “integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, shkruan Nacionale.

Tensionet e vazhdueshme me Serbinë konsiderohen gjithashtu si faktorë pengues i rritjes së investimeve

“Mosmarrëveshja e vazhdueshme e Kosovës me Serbinë dhe mungesa e njohjes formale nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, gjithashtu pengon investimet dhe krijon pengesa për të bërë biznes”, thuhej aty.

Shkallë e kufizuar e integritetit ekonomik në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërhyrjet politike në sektorin ekonomik dhe sistemin gjyqësor, vështirësitë me furnizimin e qëndrueshëm me energji, sektori i madh joformal, komplikacionet në çështjet e pronësisë, korrupsioni, dhe një sundim ligjor jo i fortë, përfshihen si sfida tjera sipas Departamentit të Shtetit.

“Integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, shkruan në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit