12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

“S’kisha shku edhe nëse m’kishin thirrë, për dikënd që pengonte vizionin tonë”, Humolli për përurimin e shtatores së Rugovës

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë të shtatorës së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në këtë pyetje deputeti u përgjigj:

“S’kam pas ftesë por edhe të kisha pas ftesë nuk do të isha pjesë e asaj ceremonie. Arsyet e mia politike janë që nuk kam mundësi me respektu një politikë e cila ka qenë në kundërshtim me vizionin tonë politk. Ka qenë kundërshtar politik i yni prej fillimit të 90-ës e knej ka qenë në kundërshtim me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në momentin kur j aka dorëzu stafetën Hashim Thaçit”, tha Humolli në Pressing.

“Ia ka dorëzu me pengu zhvillimin e natyrshëm të UÇK-së, ndërtimin e institucionit të UÇK-së…”, u shpreh më tej Humolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit