13.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Skënderaj, nis ndërtimi i një memoriali në vendin ku për herë të parë doli publikisht UÇK-ja

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të memorialit, ku për herë të parë doli publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovoës, në Llaushë të Skenderajt.

Nura në postimin e bërë në Facebook, ka thënë se vepra monumentale po bëhet në kujtim të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997.

“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997”, thotë Nura.

Tutje, ai ka shtuar “Mirënjohje e përjetshme për UÇK-në”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=892191802479328&id=100050655494082&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit